Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin ‘Maria’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”.

Për rolin kryesor të Maria Callas në këtë film, Jolie është nominuar për Golden Globe, e njëkohësisht konsiderohet edhe favorite për Oscar.

Dëshira e saj për këtë rol ishte e veçantë, ndaj e pyetur nga regjisori Pablo Larrain nëse mund të këndonte, Jolie tha nuk ka kënduar asnjëherë.

Unë kurrë nuk kam kënduar. Një herë dikush më tha se nuk mund të këndoja dhe kjo më bllokoi plotësisht. Nuk i thashë askujt, por është një pjesë e imja që thjesht e shtypa. Kur Larrain më pyeti nëse mund të këndoja, unë thashë se askush nuk mund të këndojë si Maria Callas, por unë do të bëj më të mirën time”, tha Jolie.

Ajo gjithashtu pranoi se që në fillim mendonte se do t’ia dilte mbanë në skenat e këngës, por gjithçka ndryshoi kur filloi mësimet e para me mësuesen e muzikës.

“Në fillim, bëra gabim duke menduar se do të ishte e thjeshtë, por shpejt kuptova se të kënduarit në opera nuk mund të falsifikohet. Nuk doja të pretendoja të këndoja, por nuk e kuptova se sa serioze do të ishte”, shtoi ajo.

Siç pretendon Jolie, klasa e parë ishte shumë emocionuese për të.

Kur mësuesi më tha: “Qëndro fort në këmbë, merr frymë thellë dhe fillo të këndosh, fillova të qaj”, shprehet Jolie./kb

Të fundit

Hollivudi në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur David Lynch

David Lynch, shkrimtari-regjisori, veprat e të cilit përfshijnë Mulholland Drive dhe Twin Peaks, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Vdekja e...

Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Manastiret e Luginës së Drinos në vendin tonë janë pjesë e listës së 25 vendeve të rrezikuara të World Monuments Watch për vitin 2025. Në...

Huthit kërcënojnë Izraelin: Nëse sulmoni Gazën para armëpushimit…

Udhëheqësi i Houthive të Jemenit ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme nëse Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza përpara se të zbatojë...

“Toyo” vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi

Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic...

Vangjel Dule i kërkon Berishës, Vlorën

Ndërsa demokratët kanë premtuar se do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të...

Lajme të tjera

Web TV