Dërgoi njoftime të gabuara, Apple pezullon opsionin e lajmeve të gjeneruara nga AI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca Artificiale (AI) ka problemet e saj. Këtë e tregon më së fundmi edhe një vendim i Apple. Gjigandi teknologjik vendosi të pezullojë një opsion të ri të Inteligjencës Artificiale që shkaktoi kritika dhe ankesa për shkak të gabimeve të përsëritura me titujt kryesore të lajmeve. Apple ishte duke u përballur me presion në rritje për ta tërhequr këtë shërbim, i cili dërgonte njoftime që duket se vinin nga aplikacione të organizatave mediatike.

“Po punojmë për përmirësimet dhe do t’i bëjmë të mundura me përditësimin e ardhshëm të software”, tha një zëdhënës i Apple.

BBC ishte mes grupeve që u ankua pasi një njoftim i gjeneruar nga AI e Apple gënjeu lexuesit kur tha se Luigi Mangione, personi që akuzohet për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, vrau veten. Opsioni i AI po ashtu bëri gabime edhe me lajmet e Sky News, New York Times apo Washington post.

Organizatat mediatike dhe shoqatat e shtypit shtynë kompaninë të tërhiqej duke paralajmëruar se opsioni nuk ishte gati dhe se gabimet e gjeneruara nga AI mund të ishin subjekt i keqinformimit duke humbur besimin në këtë mënyrë, në lajme.

Apple u shpreh në reagimin e saj se qëllimi i opsionit ishte që ta bënte jetën e konsumatorëve më eficente. Opsioni bën të mundur mbledhjen dhe rishkrimin e disa njoftimeve në një njoftim të vetëm që shfaqet në ekran.

Ndërkohë vendimi në fjalë vjen pasi kompania përballet me presione për të treguar zhvillimet e saj mbi AI, të cilat investitorët shpresojnë se do të nisin një valë të re kërkese për iPhone-t dhe teknologjitë e tjera. Ndërkohë nga ana tjetër, kompania po vuan pasi aksionet ranë me 4% të enjten pasi po vuajnë me shitjet në Kinë./e.t

Të fundit

10 mijë turistë në një resort në Itali, kaos nga një video në TikTok

Mijëra turistë janë përfshirë nga kaosi në një resort skish në Apenine të Italisë. Shumë prej tyre ishin pushues...

Suedia dërgon kriminelët për vuajte dënimi në burgjet jashtë vendit, zbulohet arsyeja

Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29...

Përplasja e turmës në festivalin fetar në Indi, dyfishohet numri të vdekurve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë festivalit të madh fetar Kumbh Mela në Indi, ku një numër i madh besimtarësh janë shtypur mes një...

Princesha britanike sjell në jetë vajzën parakohe! Ja emri që zgjodhi për vogëlushen

Princesha Beatrice ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, vajzën e quajtur Athena, ka bërë të ditur Buckingham Palace. Beatrice dhe bashkëshorti i...

Homazhet te Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’, ministri i Mbrojtjes nderon Kryepeshkopin

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka mbajtur sot homazhe pranë trupit të Kryepeshkopit Anastas, i cili ndërroi jetë të shtunën më datë 25 janar....

Lajme të tjera

Web TV