“Koha nuk pret”, Rama apel emigrantëve:Regjistrohuni dhe votoni të ngremë lart Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Kryeministri  Shqipërisë Edi Rama, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Diasporës të regjistrohen në platformën PER, për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.

Ai u kujtoi adresën se ku duhet të regjistrohen dhe afatet që duhen respektuar. Sipas kryeministrit, 4 marsi është afati i fundit i procesit të regjistrimit për emigrantët për të ushtruar të drejtën e votës.

“Duke qenë se prej vitesh, shumë prej jush në emigracion, më kanë shkruar duam të votojmë, pse nuk votojmë, kur do votojmë, kam një merak tani që më në fund jua siguruam të drejtën  votës se mos mbeteni pa votuar për shkak të mungesë së informacionit. Për shembull zgjedhjet më vërtet janë më 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga atje ku jeni duhet të regjistroheni nga tani deri më 4 mars, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ, në adresën www.kqz.gov.al. Nuk është i vështirë, por duhen pak durim dhe duhen disa minuta. Mos përtoni dhe mos e shtyni hë nesër hë pasnesër siç e kemi ne shqipot, sepse koha fluturon.  E përsëris se do votojnë ata që regjistrohen deri me 4 mars, edhe 46 ditë kohë ka, që pastaj KQZ t’ua dërgojë votën me postë, ju ta mbushni dhe ta riktheni. Qeveria do të paguaj edhe dërgimin pas të zarfit me votën tuaj. Regjistroheni dhe votoni që ta ngremë dhe më lart respektin e Shqipërisë dhe të  shqiptarit kudo ku jetoni, ju e dini se kush e përmbysi emrin e keq të vendit dhe ua ngriti kokën e ulur shumë e shumë vite në Greqi, Itali e gjetkë, prandaj s’do ta keni të vështirë këtë pjesë të vendimit se kë do votoni. Koha nuk pret, regjistrohuni”, tha ai/K,K

Të fundit

Akuzat për diplomën e Belind Këlliçit/Thërritet në SPAK nëndrejtoresha e “Harry Fultz”-it

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës Harry Fullz Brikena Baxhaku, për çështje që është duke u hetuar Belind Kelliçi....

Kryeministri Rama: Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama, gjatë tryezës së diskutimit me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, tha se Shqipëria në vitin 2027, do të jetë mikpritëse e...

Arsyet mbeten të panjohura, OpenAI konfirmon ndërprerjen globale të shërbimit

ChatGPT gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një ndërprerje në mbarë botën, siç konfirmohet nga OpenAI, zotëruesi i chatbot-it të inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu. Sipas...

KFOR tregon forcën, stërvitje e përbashkët e ushtarëve shqiptarë e italianë

Ushtarë italianë dhe shqiptarë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W), së bashku me trajnerët hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRB), zhvilluan një...

Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i...

Lajme të tjera

Web TV