“Ku e di se çfarë bën gruaja jote kur ti nuk je në shtëpi”, zbardhet dëshmia e Isuf Hasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për Isuf Hasën, i cili akuzohet për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet e gjithë dinamika e këtij krimi makabër.

Hasa ka deklaruar se kanë qenë miq dhe fqinj me viktimën, me të cilin ditën e ngjarjes në orët e para të mëngjesit kanë qenë duke pirë kafe dhe raki në banesën e tij.

Autori i dyshuar tregon se ka shkuar në banesën e tij rreth orës 06:00 dhe çekiçin me të cilin ka kryer krimin, e ka gjetur në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, dhe e ka marrë dhe fshehur në xhup.

Pasi kanë pirë kafe bashkë dhe kanë dalë nga banesa për t’u nisur drejt kryeqytetit, ku viktima do takonte familjarët dhe po ashtu edhe autori do takonte vajzat e tij, ky i fundit e ka goditur pas koke me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë më pas ai i ka marrë edhe portofolin, dhe duke e fshehur çekiçin në xhup, është nisur për Tiranë.

Fillimisht ai ka ndaluar tek banesa e njërës prej vajzave, ku i ka dhënë dhe një shumë parash nga ato që i kishte vjedhur viktimës, 2 milionë lekë të vjetra në total. Më pas ka shkuar te vajza tjetër në Vorë, aty ku ka fshehur një pjesë tjetër parash dhe ka fjetur.

Vajza e parë deklaron se ishte konfuze për paratë që i ati i dha, teksa e kishte pyetur se ku i kishte gjetur.

Ai i kishte thënë që kredinë që kishte pasur pak kohë më parë, shuma i kishte shkuar në 5 milionë lekë të vjetra, dhe këto para ishin si rezultat i një kredie tjetër që kishte marrë, që sipas tij do ta përdorte për të shlyer të parën.

Lexo edhe :  Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Ai i kishte kërkuar asaj që çdo muaj t’i jepte nga këto para 150 mijë lekë të vjetra që të paguante këstin e kredisë.

Por vajza ka deklaruar më pas në polici se kishte dyshuar nga mënyra sesi i ati i tregonte versionin dhe më pas e kishte pyetur nëse ishte ai që kishte vrarë fqinjin, gjë të cilin babai ia kishte pohuar.

Pasi policia kishte marrë autorin e dyshuar për të dëshmuar në polici, ajo kishte kontaktuar motrën dhe i kishte thënë që të shikonte në shtëpi se aty kishte para të tjera.

Nga ana tjetër autori i dyshuar ka treguar se krimin e ka kryer sepse kishte mllef ndaj viktimës, pasi sipas tij ai i thoshte: S’je burrë, rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?!/K.K

Të fundit

Studentët serbë nisin marshimin nga Beogradi drejt Novi Sadit

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të...

Gjesti habit, bën deklaratën e papritur për Eglin, ja cfarë tha ai

Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të shkeljes së rregullave. Ata duhet të jetojnë larg...

Lamtumira për Kryepeshkopin/ Rama: Çfarë greku në kombësi e shqiptari në shtetësi!

*Fjala e përmotshme e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë mortore për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në emër të gjitha kishave të botës...

Lamtumira e kryepeshkopit/ Përlotet Patriarku Ekumenik: Diplomat me aftësi të rralla!

“Shtylla e madhe e Kishës Orthodhokse në Shqipëri ka rënë. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka ndërruar jetë pranë Zotit! ” Kështu...

Si shpëtoi Meryl Streep kur flakët përfshin shtëpinë e saj në Los Anxhelos

Mënyra se si aktorja e famshme hollivudiane  Meryl Streep u largua nga shtëpia e saj kur flakët e rrethuan shtëpinë e saj në Los Angeles...

Lajme të tjera

Web TV