“Diaspora, potencial votash”/ PS, një makineri që ka ndezur motorët prej kohësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se diaspora ka potencial votash dhe sipas sondazheve, mazhoranca ka rezultate të mira.

Në një intervistë në ABC News, Koçi u shpreh se Partia Socialiste është një makineri që ka ndezur motorët prej kohësh.

“Ne i kemi mbledhur motorët e kësaj makinerie, vota e diasporës është risi e cila nuk është çështje vetëm ngjyre, por është aspekt i rëndësishëm. Bëhet fjalë për shumë vota. Duke pasur parasysh që sondazhet na nxjerrin pak më mirë, kështu duket. Kjo është një lloj preference që duhet të shfrytëzohet prej nesh. Kam përshtypjen që vota e emigrantëve që kanë ikur herët nga Shqipëria, mund të jetë më gjakftohtë. Ky është një lloj ndryshimi. Ata e kanë pasur të drejtën, por do duhej të vinin në Shqipëri për ta ushtruar këtë të drejtë. Nëse kjo opozitë do të vinte në pushtet, do e rrëzonte reformën në drejtësi. E vetmja garante e këtij procesi, është Partia Socialiste. Integrimi është përshpejtuar”, theksoi ai./e.t

Të fundit

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor...

Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

Gjykata e Durrësit ka vendosur të dënojë me 10 vite burg Xhemal Lokën, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshortes së tij, Bedrie Loka. Gjatë...

Akuzat për diplomën e Belind Këlliçit/Thërritet në SPAK nëndrejtoresha e “Harry Fultz”-it

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës Harry Fullz Brikena Baxhaku, për çështje që është duke u hetuar Belind Kelliçi. Ajo do të japë shpjegime...

Lajme të tjera

Web TV