Dëmtohet sistemi i kanalizimeve të Shëngjinit, shkak një defekt në stacionin e pompave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një defekt në stacionin e pompave të ujerave të ndotura të zones turistike të Shëngjinit, ka nxjerr jashtë funksioni te gjithë sistemin e kanalizimeve nga qendra e qytetit deri në Kune.

Avaria është identifikuar ditën e djeshme që vuri në levizje ndërmarrjen e Ujesjelles-Kanalizime. Për shkak të amortizimit të bazamenteve kryesore te pompave thithese dhe dërguese, të cilat janë këputur plotësisht, ka sjelle daljen jashtë funksioni të stacioni të pompave.

Defekti ndodhi në vaskën kryesore të stacionit në kuotat -11 meter nën nivelin e detit. Për të riparuar defektin ndërmarrja e Ujesjellës-Kanalizime në Lezhë ka nisur veprimet emergjente. Pavarsisht vështërsive të hasura punonjësit e kësaj ndërmarrjeje po punojnë pa ndërprerje për riparimin e defektit, që sipas drejtuesve të UK-së Lezhë, është vënë në rrugen e zgjidhjes.

I kontaktuar përmes telefonit, Drejtori e UK-Lezhë, Zef Maçi, ka bërë të ditur se po synohet që defekti të zgjidhet brenda ditës së sotme në mënyrë që të rivendoset në funksion stacioni i pompave për të mos patur ndikim në largimin e ujërave të ndotura të Shëngjinit. Përshkak të kësaj avarie nuk ka patur probleme për qytetarët, kjo edhe për shkak se gjatë dimrit numri i popullsisë në Shengjin është i ulët./K.K

Të fundit

Seanca paraprake për Berishën/ “Partizani”, dëgjohet mbrojtja e të pandehurve të tjerë

Këtë të premte po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të...

Fansat të shqetësuar me paraqitjen e Bieber, këngëtari nuk njihet në daljen e fundit

Justin Bieber është parë i tensionuar të mërkurën në New York City mes spekulimeve të fansave për çështjet martesore me gruan e tij Hailey...

Reagimi gazmor i qenit kur zbuloi se pronari i tij e kishte vënë atë në dietë

Platformat e mediave sociale si TikTok, X (dikur Twitter) dhe Instagram na sjellin çdo ditë skenat më qesharake që lidhen me botën e kafshëve. E fundit...

Kolla mund të jetë një simptomë e problemeve të zemrës, kur duhet të shkoni te mjeku

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë...

Pse na duket sikur muaji Janar është kaq i gjatë? Ja si e shpjegojnë psikologët

Muaji janar, i konsideruar shpesh si fillimi i një viti të ri, sjell me vete një përzierje emocionesh dhe pritshmërish. Megjithatë, për shumë njerëz,...

Lajme të tjera

Web TV