Protesta e Arlind Qorit para Ministrisë së Brendshme dështoi teksa ishin të paktë qytetarët (jo më shumë se 62 vetë) që morën pjesë dhe që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Qorit për protestë.
Por, një lajm më vetë në këtë protestë ishte dhe përplasja e Arlind Qorit, kreu i “Lëvizjes Bashkë” dhe Adriatik Lapajt, kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Mes tyre pati një debat verbal të ndezur teksa Qori kërkoi ta largonte Lapajn nga podiumi dhe t’i ndërpriste fjalën me arsyetimin se ai nuk ishte regjistruar për të mbajtur fjalim dhe në këtë formë po prishte protestën e Qorit.
Situata ishte e nderë dhe Lapajn e dëbuan nga podiumi me thirrjet ‘komunistët nuk bëhen njerëz’. /kb