Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të caktojë Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s” në PD.
“Gjeneral Ahmetaj, është një ushtarak me eksperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdhëniet me ShBA/NATO.
36-vjet nën uniformë, Gjeneral Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s”, shkruhet në njoftimin e PD.
Mbas daljes në rezervë në 2020 gjenerali u angazhua si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.
Ai mbetet zë i njohur në komunitetin e sigurisë kombëtare në rajon dhe në selitë e sigurisë në Ëashington, Bruksel dhe Kolegjin e NATO-s, ku është diplomuar./e.t