Nderim për Rugovën/ Homazhe në 19-vjetorin e vdekjes se ish-presidentit legjendar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky 21 janar shënon 19 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë bërë homazhe ne varrin e tij. Osmani e çmoi kontributin e ish-presidentit Rugova duke theksuar se ai ka luajtur rol të rëndësishëm në shtet-ndërtimin dhe se kontributi i tij do të jetë udhërrëfyes edhe në të ardhmen.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë të kësaj partie ka bërë homazhe pranë varrit te ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

“Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje e priu popullin e Kosovës në një periudhë të vështirë krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës. Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim”, ka thënë kryetari i LDK Lumir Abdixhiku.

Rugova u zgjodh më 1988  kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Menjëherë pas këtij angazhimi, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Lexo edhe :  Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Deklarata e Pavarësisë , shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj, referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, ishin parapërgatitjet për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës, për ta rimarrë këtë poste përsëri ne 2002 deri kur humbi jetën në 2006, duke lënë pas një gjurme të fortë në historinë e krijimit te shtetit te Kosovës./K.K

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV