Zjarret që “përfshinë” Kaliforninë dhe dogjën mijëra shtëpi, përfshirë atë të Paris Hilton, e ndihmuan djalin e saj të vogël të vendoste herët për orientimin e tij profesional.
Në një intervistë, 43-vjeçarja ka treguar se djali i saj dyvjeçar dëshiron të bëhet zjarrfikës në të ardhmen.
Ajo tha se ishte thellësisht “e lënduar për të gjithë ata që humbën gjithçka” pas shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret. “Familjet, fëmijët, kafshët. Është thjesht zemërthyese të shohësh se çfarë ndodhi në Kaliforni”, tha Paris, siç raporton People.
Komentet e reja të Hilton vijnë pasi ylli zbuloi se çfarë ka mbetur nga shtëpia e saj në Malibu, e cila është shkatërruar plotësisht.
“Unë qëndroj këtu në atë që dikur ishte shtëpia jonë dhe dhimbja e zemrës është vërtet e papërshkrueshme. Kur e pashë për herë të parë lajmin, u trondita, nuk munda ta përpunoja. Por tani, duke qëndruar këtu dhe duke e parë me sytë e mi, ndjej se zemra ime është thyer në një milion copë”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale./k.k