Meta ka lajmëruar se përdoruesit do të mund të shtojnë llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, një hapësirë ku ata mund të komandojnë përmbajtjet në Facebook, Instagram dhe Meta Quest.
Ky integrim nënkupton që ata do të mund të postojnë WhatsApp Status si Story në Facebook e Instagram vetëm me një klikim. Gjithashtu, mund të aksesojnë disa aplikacione përmes së njëjtës llogari falë opsionit Single Sign On që shërben për identifikimin dhe lejon të përdorni llogarinë e Facebook për të hyrë në Instagram.
Shtimi i llogarisë së WhatsApp në Accounts Center mund të aktivizohet dhe çaktivizohet nga përdoruesi.
Meta thekson se mesazhet dhe thirrjet do të mbeten të koduara nëse vendosni ta ndërmerrni veprimin.
Platforma synon që të shtojë më shumë funksione si opsioni për të menaxhuar avatarët, ngjitëset Meta AI dhe krijimet Imagine Me.
Meta thotë se integrimi do të jetë i disponueshëm globalisht, por do të duhen disa muaj që të jetë i disponueshëm për çdo përdorues. Kur kjo të ndodhë, do ta shihni opsionin në WhatsApp Settings. Gjithashtu mund të ndodhë që të shfaqet kur kryeni veprime në llogaritë tuaja./ S,M