Pse Saliu nuk e mund dot Edin..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha, as nuk e kishte menduar se, kur Edi Rama do të merrte pushtetin me mbi 1 milion vota, do të rrinte kaq gjatë. As nuk e kishte menduar dhe besuar, se fuqia e tij bindëse dhe shpresuese, ishte kaq e madhe.

As e kishte menduar se, ai, Edi Rama, do të arrinte të kishte kaq shumë mbështetje të brendshme dhe nderkombetare, sa që Berisha nuk e ka arritur kurrë. Edhe sot e kësaj dite, në mimikën dhe fjalët e Berishës, duket qartë se, ai nuk e mund dot Edi Ramën. Jo se “vjedh votat, apo ble komisionerët”.

Këto janë profka katundi. U iku koha, dhe u doli boja. Berisha e ka kuptuar se, përballë ka njeriun dhe politikanin e paepur, që bën për vehte me karizmën dhe fjalët e tij komunikuese, çdo shqiptar.

Nuk është e tepërt të them se, ka arritur të marrë në Partinë Socialiste edhe qindar demokratë. Dhe e dini  pse ? Sepse tek Berisha demokratët nuk shohin “dritë jeshile”, nuk shohin ndryshimin, balancimin, arritjen e suksesit, fjalën e mbajtur, pushtetin e konsoliduar, dhe zbatimin e ligjit me “kokëderrësi”. Me Edi Ramën nuk ka shaka, kur ai vendos të bëjë investimin, ligjin, ndryshimin, reformën, shtetin.

Kjo ka qenë dhe mbetet, shkeku pse Saliu nuk fiton dot me Edi Ramën. Kjo dhe shumë arsye të tjera të qenësishme, e bëjnë të pamundur fitoren e PD dhe Berishës edhe në 11 Maj. Të mundësh Edin, do të thotë të mundësh “malin”, do të thotë ti kesh mbushur mëndjen 1 milion shqiptarëve se “unë vlej, dhe ai jo”.

Kur në fakt ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Edhe pse Berisha del çdo ditë nga “frëngjia” nga ku “denoncon, akuzon, heton dhe gjykon”, sërish mbështetja për Edi Ramën rritet. E habitshme, por reale.

Lexo edhe :  E shkuara dhe tradita

Kjo po e mërzit dhe tërbon Berishën. Ai e ka të qartë se, nuk e mund dot Edin edhe në 11 Maj.

Ai e ka të qartë se, me një Shqipëri të ndryshuar, që po ecën me ritmin e “trenit expres”, nuk ka Berishës ta ndalë fitoren e Edit. Ka kohë që Berisha thërret në seli, “ekspertë dhe analistë”, nga ku përpiqet të krijojë edhe programin e tij të fushatës. Por e sheh se përballë Edit, e ka të pamundur.

Edhe ndonjë këshillë që i japin se “e kemi të vështirë serish Doktor”, ai mundohet ta transformojë në teori kurajoze, me shpresën se do ti marrë aq deputetë sa mori në 1997.

Largimi i shumë prej aleatëve nga PD-ja, ishte një tjetër goditje frontale të cilën Berisha nuk e priste. Për humbjen, natyrisht një prej arsyeve që do të nxjerrë ai, pas 11 Majit, mbetet edhe “ndikimi i njollës amerikane në biografi”.

Por e vërteta mbetet e vërtetë. Berisha nuk e mund dot Edin në tapetin electoral, sot e mot-mot./   S.M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV