Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është konsideruar si pragu epidemik.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, theksoi se krahas gripit në vend po bashkëqarkullon kovidi-19 dhe virusi RSV.
“Predominojnë nëntipat e gripit A dhe atij B, ka raste të COVID dhe të RSV, që është edhe sezoni i këtyre virozave. Java e parë rezulton me 17 mijë të infektuar dhe java e dytë me 19 mijë, pra ka një rritje të depistimeve të bëra. Gjendja epidemiologjike në vend është në rritje akoma, por nuk jemi në pikun e epidemisë së sezonit të dimëror”, u shpreh Brataj./kb