Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraqitet në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraditen e kësaj të premteje (24 janar) është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Memolla akuzohet për korrupsion zgjedhor dhe prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar, dënimin me 1 vit burgim për Memollën si dhe heqje e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor./k.k

Të fundit

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në...

“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri drejt kufirit të 99 lekëve

Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye...

A lidhet autizmi me shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë?

Në studimet mbi shkaqet e supozuara që mund të kontribuojnë në çrregullimet neuro-zhvillimore si çrregullimet e spektrit të autizmit, shpesh përmenden disa sëmundje që mund të...

Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje

Kryedemokrati Sali Berisha drejtimin politik të fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ua ka besuar figurave të sprovuara në Partinë Demokratike, kryesisht të...

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe kreu i KQZ apel Partive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi u kërkuan partive politike të mos i keqpërdorin...

Lajme të tjera

Web TV