Dimri tejkalon verën, ja sa turistë ka tërhequr Shqipëria në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri në vitin 2024 hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë, teksa vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT. Në krahasim me vitin e mëparshëm, hyrjet e të huajve u rritën me 15.2%.

Të dhënat e detajuara tregojnë se Shqipëria është kthyer në një vend që nuk vizitohet vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit. Në fakt, rritja më e fortë ka qenë në pjesën e parë të vitit nga janari në qershor, , ku vetëm në shkurt psh, hyrjet ishin 55% më të larta se muajin e vitit të mëparshëm.

Në gjysmë e dytë të vitit, turizmi u zbeh dukshëm në krahasim me periudhën e dimrit dhe të pranverës, duke reflektuar tërheqjen e turistëve pas rritjes së çmimeve, kryesisht të hoteleve në jug të vendit, duke treguar se sa i ndjeshëm është ky sektor, që po bazohet më së shumti te turistët me kosto të ulët. Në korrik, rritja ishte e papërfillshme me vetëm 2.7% dhe vazhdoi njëshifrore për të gjithë periudhën e mbetur të vitit, me përjashtim të nëntorit.

Rritja e çmimeve në fund të pranverës dhe fillim të verës në disa rajone ishte goditja e parë për sektorin që krijoi perceptim të gabuar për gjithë bregdetin. Po kështu zhvlerësimi i euros por edhe liberalizimi i vizave për Kosovën kishin ndikimin e tyre në një prezencë më të dobët turistike të këtij grupi në vendin tonë.

Përtej këtyre zhvillimeve viti 2024 shënon një tjetër vit me rekord historik në numër vizitorësh teksa turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri të mirë duke u bazuar së pari në kontratat me garanci që janë sinjali i parë i ecurisë së tregjeve. Të dhënat deri në muajin nëntor tregojnë se shtetasit e Kosovës vijojnë të dominojnë në turizëm, me rreth 36% të hyatjeve, të ndjekur nga Italianët, që për të dytin vit radhazi janë në vendin e dytë, me rreth 10% të totalit. Më pas renditën shtetasit nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Greqia.

Lexo edhe :  SPAK u sekuestron 10 mln dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të patundshme

Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 84% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7% Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Dhjetor 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 5,4%, krahasuar me Dhjetor 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Dhjetor kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 73,3%.

Ndërsa të huajt po vijnë për turizëm në Shqipëri, shtetasit shqiptarë po eksplorojnë vendet e tjera, të nxitura dhe nga çmimet e lira të avionëve. Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në gati 7.8 milionë, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm./ Monitor/    S,M

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV