3.73 mln zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi të votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e drejtë nuk i është hequr individualisht me vendim gjykate apo vendim mjekësor. Sipas KQZ-së këtë të drejtë e kanë aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë (rreth 1.93 milionë këtu dhe rreth 1.8 milionë në emigracion).

Por që të ushtrojnë të drejtën e votimit, shtetasit shqiptarë duhet të kenë një dokument biometrik identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) të lëshuar nga shteti shqiptar, në mënyrë që të përputhet fytyra e zgjedhësit me foton e regjistruar të tij në databazën e Gjendjes Civile të Shqipërisë.

Ky nuk është problem për 1.93 milionë zgjedhësit e këtushëm (edhe ndonjë që s’e ka një dokument biometrik identifikimi, mund ta nxjerrë këtu deri në zgjedhje). Por është problem për rreth 1 milionë shtetas shqiptarë në emigracion që nuk kanë dokument biometrik identifikimi nga shteti shqiptar.

Teorikisht, zgjedhësit në emigracion pa dokument biometrik shqiptar mund të regjistrohen në KQZ me dokument biometrik të shtetit ku jetojnë. Por që KQZ-ja të verifikojë se dokumenti nuk është krijuar me photoshop, duhet që shtetet e atjeshme t’i krijojnë KQZ-së mundësinë të futet në databazat e tyre. Vetëm përputhja e të dhënave që jep kërkuesi, me të dhënat që ka shteti përkatës për të, mund të sigurojë se kërkuesi është real dhe jo një falsifikator.

Kush kërkon (me të drejtë) që 1 milion zgjedhës pa dokumente biometrikë shqiptare të kenë mundësinë të votojnë më 11 maj është kujtuar shumë vonë. Duhej që të paktën një vit më parë të fillonin negociatat e shtetit shqiptar me shtete të ndryshme, për t’i krijuar akses KQZ-së në databazat përkatëse. Por sidoqoftë, pak prej shteteve të huaja do të pranonin…/E.T

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV