FSHF organizon mbrëmjen gala ‘Topi i Artë 2024’, ja cilët janë të nominuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, e organizuar nga FSHF, do të nderojë arritjet e shquara të futbollistëve shqiptarë dhe do të vlerësojë ata që kanë bërë një ndikim të madh në futbollin shqiptar.

Ceremonia do të jetë një ngjarje e rëndësishme, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga bota e futbollit, personalitete ndërkombëtare, si dhe përfaqësues nga fusha të ndryshme, duke përfshirë akademikët, politikanët, artistët dhe gazetarët.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur përmes një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.

Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica

Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi

Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja

Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi

Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa

Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi

Trofeu “Këpuca e Artë 2024” për djem e vajza do të ndahet për golashënuesit më të mirë në secilën kategori, ndërsa “Formacioni i Vitit” është përzgjedhur nga gazetarët sportivë përmes një procesi të mbyllur votimi. Gjatë mbrëmjes gala do të ketë edhe të tjera surpriza për të gjithë futbolldashësit dhe teleshikuesit. Fituesit do të shpallen më 27 janar në këtë mbrëmje festive që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit./kb

 

 

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV