‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të falurve përfshihet grupi i individëve të dënuar për bllokimin e hyrjes së një klinike.

Ata ishin gjykuar për komplot në vitin 2020 për të marrë nën kontroll një klinikë të shëndetit riprodhues në Uashington dhe për të vendosur një bllokadë për të frikësuar pacientët dhe personelin.

Zyrtarët thanë se zbuluan pesë embrione në shtëpinë e një prej demonstruesve, Lauren Handy, pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj.

“Ata nuk duhej të ishin ndjekur penalisht”, tha Presidenti Trump duke përmendur moshën e disa prej të dënuarve. “Është nder i madh të nënshkruaj këtë falje. Ata do të jenë shumë të lumtur”.

Faljet u bën ndërsa protestuesit kundër abortit u mblodhën në Uashington për tubimin tradicional “Marshimi për Jetën”.

Mijëra aktivistë kundër abortit duan të shfrytëzojnë situatën e favorshme të krijuar pas disa fitoreve dhe të vazhdojnë trysninë mbi ligjvënësit. Grupi ka bërë përpjekje për dekada që të përmbys vendimin e vitit 1973 të Gjykatës së Lartë që ktheu abortin në një të drejtë kombëtare. Në vitin 2022 Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin e vitit 1973 duke thënë se iu takon shteteve individualisht të vendosin se si duan të rregullojnë çështjen e abortit. Organizatorët e marshimit tani janë përqendruar në betejat e shumta që po zhvillohen shtet pas shteti mbi çështjen e abortit. Me kthimin në pushtet të Presidentit Donald Trump dhe marrjen e shumicës në të dy dhomat e Kongresit nga republikanët, aktivistët kundër abortit duan të zgjerojnë fitoret e tyre./VOA/kb

Të fundit

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë...

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg...

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes relative dhe rimëkëmbjes ekonomike pas...

Lajme të tjera

Web TV