Lejuan ndërtime të paligjshme, pezullohen kryeinspektori dhe inspektori IMT-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi i policisë:

Lejuan ndërtime të paligjshme e shpërdoruan detyrën, pezullohen me kërkesë të Prokurorisë Fier kryeinspektori dhe inspektori IMT-së

 

 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezulluan nga detyra shtetasit në hetim, E.Ç, me detyrë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, si dhe shtetasi S.M. me detyrë Inspektor pranë IMT-së Bashkia Bashkisë Roskovec. Ndaj tyre u caktua edhe masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Nga hetimet e kryera nga kjo prokurori, në kuadër të procedimit penal nr.1418, datë 16.09.2024, për veprat penale të dyshuara “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 289 pg.1 199, 199/a pg.4 dhe 248-25 i K.Penal, rezultoi se shtetasit e mësipërm kanë qenë në dihjeni të kryerjes së ndërtimeve të paligjshme.

Procedimi penal i mësipërm lidhet me ngjarjen e datës 14.09.2024, ku në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B., gjatë kohës që ai kryente punime për llogari të shtetasit E.D. Ndaj shtetasit E.D, u caktua më parë masa e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”. Krahas këtyre veprave, në dinamikë të hetimit u provua se shtetasi E.D, ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente. Për këtë fakt të evidentuar është regjistruar ndaj tij si person nën hetim dhe vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pg.4.

Prokuroria gjithashtu, ka arritur të evidentojë faktin se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qënë në dijeni dhe ka lejuar kryerjen e punimeve pa leje, në një sipërfaqe rreth 320 m2, mbi tokë bujqësore, për qëllime ekonomike dhe pa lejen e organeve kompetente, në këtë rast Bashkia Roskovec./K.K

Të fundit

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e...

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27...

Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes shqiptare

Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e...

Revolucioni teknologjik, të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me...

“Kockë e lëkurë”, të mbijetuarit e Aushvicit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit

Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë. “Krejt çka na mbeti ne ishin kockë e lëkurë....

Lajme të tjera

Web TV