Disa metoda natyrale për largimin e gripit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është periudha më e “keqe” e vitit për sa i përket sëmundjeve nga moti i ftohtë apo ndryshimi i pa shpjegueshëm i temperaturave. Mirë është që të kujdesemi për veten shumë më përpara se gripi të na zë, por në rast se nuk keni mundur dhe nuk preferoni ilaçet këtu janë disa mënyra popullore për të shpëtuar prej tij.

Këto janë disa metoda popullore për të shpëtuar nga gripi:

Uji dhe lëngjet e tjera

Konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët.

Supë me lëng pule

Më parë prindërit u jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt anti-inflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.

Ujë me kripë

Merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargarë me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

Lagështira

Viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të udhëzimeve të firmës./K.K

 

Të fundit

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten...

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur me një përbërje pistachio,...

Finlandezët janë qytetarët më të kënaqur në BE

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero deri në 10. Eurostat njoftoi se vlerësimi...

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Lajme të tjera

Web TV