“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite dhe se çfarë duhet të ndryshojë në Kuvendin që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Mes zhvillimeve që ajo ndaloi ishte dhe përplasje që kishte me dy ish-kolegët e saj Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi në komisionin e Medias, duke shtuar se ende nuk e ka kuptuar hidhësinë e kreut të grupit demokrat.

“Ka shumë njerëz që ma kanë përmendur emrin se çfarë ka bërë Flutura Açka? Në fakt unë kam qenë në politikë për 30 vite dhe kam folur për të më shumë se politikanët. Në parlament ne sjellim politikanë dhe jo njerëz seriozë. Këto 4 vite në parlament ishin një përvojë e bukur që mund të ndikojë në jetën e një shkrimtari. Më ka ardhur keq që partia që u përpoqa ti jap emrin tim gjithë luftën e saj ishte të hiqte Fluturën nga kryetari komisioni.

A e bëmë jetën e shqiptarëve më të mirë. Jo. Ikën më shumë shqiptarë. Ai parlament nuk prodhon njerëz të lumtur. Kam qenë shumë naive në atë histori. Më vjen habi që me Nokën, për shkak të vendimit, ishin të qarta pozicionimet. Por Noka është më xhentëlmen se miku im Bardhi, hidhësinë e të cilit nuk e kuptoj, grupin e kishte marrë që në shtator dhe parlamentin e dogji. Për këtë duhet të japë llogari”, tha Açka./e.t

Të fundit

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Nga Dardan Malaj   Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë!...

Kush i ka votat për Qeverinë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur...

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë edhe për bashkëshorten

Mesditën e djeshme agjentët e BKH-së i kanë vendosur mbi tavolinën e zyrës së Erion Veliajt urdhër arrestin. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe fshehje...

Lajme të tjera

Web TV