Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”.

Gjithashtu gjatë intervistës, Denaj u ndal edhe gripi i shpendëve, duke siguruar se situata tashmë është në kontroll dhe se nuk ka vend për shqetësim.

“Besoj në korrik hyn në fuqi ligji i inspektorateve, dhe AKU në funksionet që janë sot nuk do ekzistojnë. Ne kemi bërë gati instrukturën dhe inspektorati i sektorit të peshkimit së bashku me atë të mbrojtjes së bimëve dhe të veterenarisë do bashkohen në një inspektorat. Synojmë të bëjmë një modul riskut, që kur i shkohet një biznesi i shkohet për shumë gjëra dhe bën një kontroll të sinqertë në raport me biznesit, dhe jo herë pas herë trokitje. Nëse duhet të zhvillojmë një bujqësi duhet të rritemi në shkallë, të lidhemi në kontrata, në subvencione në skenë fiskale të rishikuar. Janë të gjithë aktorët që duhet t’i shërbejnë një ekonomie bujqësore ku ne të mos diskutojmë më ekzistencën e kontratave…”, tha më tej ajo.

Sëmundjet e shpendëve?

Ministrja Denaj: Sot ne kemi disa qendra krizash, ky është termi që përdoret pe alarmin e emergjencës në momentin më të parë. Në javët e fundit, zogjtë e egër që kanë ngordhur në zona të caktuara janë analizuar dhe është bërën kontrolli për të gjithë fermat. Ne e kemi situatën në kontroll sepse nuk ka qenë situatë masive. Paralelisht kemi pasur edhe murtajën e derrave. Shërbimi jonë po punon për të siguruar një kontroll territori. A mund të vijojë një situatë e tillë? Po, por deri tani kjo që kemi në Shqipëri është se nuk transmetohet te njeriu. Por ne jemi duke kontrolluar herë pas herë. Gjithmonë duhet kujdes, jam gjithmonë në thirrje të banorëve në zonat rurale që nëse kanë shpendë të ngordhur duhet të njoftojnë sepse raporti ndihmon që të ezaurojmë këtë proces në kohë”, tha ajo./e.t

Të fundit

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë edhe për bashkëshorten

Mesditën e djeshme agjentët e BKH-së i kanë vendosur mbi tavolinën e zyrës së Erion Veliajt urdhër arrestin. Veliaj...

Mundësi të reja në horizont, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të martën pas një janari kompleks, sqarimet dhe zgjidhjet në punë janë në horizont. Pavarësisht momenteve të...

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV