A është krenar për vajzën? Babai i Greta Thunberg shokon me përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i Greta Thunberg u pyet se sa krenar është për vajzën e tij dhe përgjigja që ai dha ishte tepër konfuze.

Duke folur në programin e “BBC-së” sot, Svante Thunberg tha se ai nuk është “aspak krenar” për vajzën e tij aktiviste dhe se nuk i intereson krenaria. Kur u pyet rreth arritjeve të vajzës së tij, babai i Thunberg e ktheu bisedën te vetja.

“Jam krenar që kam kontribuar, sepse unë e kam dëgjuar Gretën. Unë bashkë me bashkëshorten time i kemi marrë parasysh mendimet e saj”.

Svante Thunberg u shpreh se ai dhe gruaja e tij nuk e mbështesnin nismën e vajzës së tyre mbi ndryshimet klimatike pasi ajo do të merrte shumë urrejtje dhe jo të gjithë do ta mbështesnin.

Greta Thunberg pati një bisedë në “Skype” me David Attenborough, një shkrimtar dhe ambientalist, i cili i tha asaj se është mirënjohës që ajo ka arritur atë që shumë njerëz nuk e kanë arritur dot në njëzet vjet.

Duke folur me Mishal Husain, Svante Thunberg vazhdoi të zbulojë rreth depresionit të së bijës përpara se ajo të fillonte protestat e saj mbi klimën. “Tre ose katër vite para se të niste protestat në shkolla, ajo ishte e sëmurë. Greta nuk fliste, nuk ushqehej dhe nuk bënte asnjë lloj aktiviteti. Ajo ndaloi së shkuari në shkollë dhe nuk ka dalë nga shtëpia për një vit rresht.”

Përkushtimi i saj ndaj nismës që ndërmori e ndihmoi atë të gjente sërish lumturinë, shpjegon ai. Ajo u normalizua pas tre muajsh dhe filloi të ushqehej mirë dhe të ndante biseda me persona të tjerë.

Ju mund të mendoni se ajo është një fëmijë i jashtëzakonshëm sepse është e veçantë dhe shumë e famshme, por për mua ajo është një fëmijë si gjithë të tjerët. Ajo bën gjërat që bën çdo moshatar i saj dhe ajo është e lumtur në këtë mënyrë.

Lexo edhe :  Macron i pëshpërit diçka në vesh, shikoni reagimin epik të Meloni-t (Video)

Ndërsa komentet e Svante Thunberg në lidhje me krenarinë mbi vajzën e tij do t’u duken shumë prindërve të çuditshme, është e qartë se ai tani po e mbështet vajzën e tij dhe ndikimin e madh që ajo ka pasur në çështjet globale të klimës.

Megjithëse ai shpreson që jeta e tyre të bëhet “më pak intensive” në të ardhmen, Svante Thunberg i ka premtuar Gretës se do ta shoqërojë atë në udhëtimet e saj nëpër botë, sa herë që ajo të ketë nevojë./Fjala.al/Burimi:The Indipendent

Të fundit

Izraeli bën deklaratën e fortë: Udhëheqësi iranian nuk mund të vazhdojë të ekzistojë!

Pas sulmeve të fundit iraniane, ministri i mbrojtjes i Izraelit thotë se Ajatollah Ali Khamenei “nuk mund të vazhdojë...

SPAK përfundon hetimet për Talo Çelën dhe Festim Qolin, ja akuza e re ndaj tyre

SPAK akuzon Festim Qolin dhe Talo Çelën për vrasjen e Elvis SPAK ka ngritur akuzë të re për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin,...

SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për shkelje në tenderin 22 milionë euro

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të akuzuar për shkelje të barazisë...

Hajri Elezaj, dikur modelues rrobash, sot modelues fabrike

Nga Shpëtim Luku Kukësi është një ndër ato treva shqiptare që, ndonëse përballur me varfëri e izolim, ka nxjerrë figura të spikatura në botën e...

1867/ Ekzekutimi i Maximilian I në Meksikë: Fundi i Perandorisë së Dytë Meksikane

Më 19 qershor 1867, Maximilian I, monarku i vetëm i Perandorisë së Dytë Meksikane, u ekzekutua nga një skuadër pushkatimi në qytetin Querétaro, pas...

Lajme të tjera

Web TV