Bundesliga do të rifillojë më 16 maj dhe kjo është zyrtare tashmë dhe e aprovuar nga Kancelaria Angela Merkel.
Federata Gjermane e Futbollit se pas një ndalimi prej gati dy muajsh kampionati më i madh në vendin e tyre tashmë do të rikthehet. Ndeshja e parë që do të zhvillohet pas rikthimit dhe që pritet të hyjë në histori është ajo e së shtunës mes Fortuna Dusseldorf dhe Paderborn raporton Corriere dello Sport.
Pas takimit të zhvilluar të mërkurën mes autoriteteve gjermane dhe DFL-së, duket se është marrë edhe vendimi për rikthimin e futbollit.
Aktualisht futbolli gjerman është duke u konsideruar si “lokomotiva” që do të tërheqë drejt rikthimit edhe Ligat të futbollit evropian, të cilat nuk po marrin miratimin e qeverive të tyre, që vazhdojnë të jenë skeptike. Ndërsa plani dhe protokolli mjekësor që do zbatohet në Bundesligë mund të merren si shembuj për rikthimin e futbollit.
“Sidoqoftë, lehtësimi i masave kufizuese nuk ka pse të thotë që koronavirusi nuk merret më seriozisht,” tha Presidenti i DFL-së Christian Seifert.
Më tej ai shtoi se nëse do të zbatohet disiplina dhe respektohen rregullat.
“Ne kemi nevojë për disiplinë dhe respekt për rregullat, përgjegjësisë personale të secilit”,-shtoi Seifert.
Rikujtojmë që Bundesliga u pezullua në 13 mars, ndërsa aktualisht ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh që janë pozitiv me Covid-19./Fjala.al/Katerina Tafa/