Ahmetaj për ata që humbën vendet e punës gjatë karantinës: Në qershor…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Arben Ahmetaj foli sonte për një normalitet të ri në ekonominë e vendit.

Ahmetaj tha se do të duhet të paktën 1 vit për t’u kthyer aty ku ishim para nisjes së epidemisë.

Gjithashtu, ministri sqaroi edhe situatën për ata që kanë humbur dhe do të humbin vendet e punës pas karantinës.

Ai tha se do të ketë një rënie, por parashikon që rritja të nisë në muajin qershor, kjo falë turizmit për të cilin po mendohet një hapje e kujdesshme.

Mendoj që vendi do të arrijë në një normalitet të ri, diku në muajt shtator- tetor. Si në shkurt të këtij viti, ne do jemi vetëm vitin tjetër në këtë kohë.

Punësimi do rimerret që nga qershori. Këtu kemi një element që ka të bëjë me turizmin.

Ne turizmin do e rihapim kujdesshëm. Ne do flasim me vende si Çekia apo Polonia për të pasur fluturime direkte dhe protokolle bilaterale, për t’i sjellë turistët drejtpërsëdrejti.

Deri në shtator, punësimi do jetë ringritur tek 90% e asaj që ishte para krizës, ndërsa ekonomia do rimarri tempin e shkurtit të këtij viti, në janar  -shkurt të vitit tjetër”, u shpreh Ahmetaj sonte në emisionin Opinion. /l.m/Fjala

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV