“Lista e mallrave për përballimin e pandemisë”, Shëndetësia dhe Prokurimet Publike me udhëzim të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Prokurimeve Publike kanë dalë me një udhëzim të përbashkët sa i përket listës së përcaktimit të mallrave dhe shërbimeve për përballimin e pandemisë së COVID-19.

Në udhëzim theksohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) do të kryejë inspektime sistematike në autoritetet kontraktore gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së epidemisë.

Qëllimi i inspektimeve do të bëhet për të verifikuar kryerjen me përputhshmëri të të dhënave teknike e cilësore, të mallrave dhe shërbimeve të përcaktuara në Aneksin 1 të këtij Udhëzimi, përkundrejt zbatimit të penaliteteve në fuqi ndaj personave përgjegjës.

Më poshtë udhëzimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

1.Çdo autoritet kontraktor qoftë ky dhe organ qëndror blerës apo autoritet kontraktor që do të prokurojë vet nevojat e tij për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19, gjatë gjithë kohëzgjatjes së epidemisë duhet t’i referohet këtij Udhëzimi të Përbashkët në përcaktimin e objektit të prokurimit, listës minimale të mallrave dhe shërbimeve si dhe të dhënave teknike cilësore të tyre.

2.Procedurat e prokurimit për plotësimin e nevojave emergjente të autoriteteve kontraktore dhe lidhjen e kontratave publike nga ana e tyre për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia COVID-19 gjatë gjithë kohëzgjatjes së epidemisë do të kryhen për objektet e prokurimit si më poshtë:
a)Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale (të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga epidemia covid-19 për nevojat e punonjësve të autoriteteve kontraktore.
b)“Shërbime dezifektimi”( të lidhura ngushtësisht dhe të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, të ambienteve të brendshme dhe/ose të jashtme të autoriteteve kontraktore.

Lexo edhe :  Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

3.Lista e mallrave dhe shërbimeve, të dhënat teknike e cilësore të tyre, të vlerësuara të nevojshme për secilin nga objektet e prokurimit të sipërpërmendura është sipas Aneksit 1. Bashkëlidhur këtij Udhëzimi. Në këtë listë janë përfshirë artikujt dhe shërbimet minimale të higjienës dhe masave mbrojtëse të rekomanduara për autoritetet kontraktore dhe punonjësit e tyre për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

4.Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të kryejë inspektime sistematike në autoritetet kontraktore gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së epidemisë me qëllim verifikimin e kryerjes së përputhshmërisë së të dhënave teknike e cilësore, të mallrave dhe shërbimeve të përcaktuara në Aneksin 1 të këtij Udhëzimi, përkundrejt zbatimit të penaliteteve në fuqi ndaj personave përgjegjës.

5.Ky udhëzim dhe lista e mallrave dhe shërbimeve bashkangjitur udhëzimit nuk zbatohen për institucionet e kujdesit shëndetësor të cilët ndjekin udhëzime të posaçme të Ministirsë së Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale të nxjerra për këtë qëllim.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV