Itali/ “Mos bërtit!”, infermieria përdhunohet nga emigranti në stacionin e autobusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali, ku raportohet se një emigrant i paligjshëm nga Senegali ka abuzuar seksualisht një infermiere, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj në spital duke u shërbyer pacientëve të prekur me Covid-19.

Abuzuesi u arrestua pasi akuzohet se për thuajse një orë kishte abuzuar me  infermieren 48-vjeçare, e cila kishte lënë turnin rreth orës 3 të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi stacionin e autobusit Corso Arnaldo Luçi Metropark dhe e gjithë skena është rrëfyer nga infermierja në Polici.

“Më thoshte: Më lër të bëj çfarë të dua ose ndryshe të vras. Qëndro në këmbë dhe mos bërtit. Nuk munda që ta ndaloja sepse ishte shumë më i madh dhe i fuqishëm se unë. U zemërua sepse kisha veshur xhinse dhe nuk po i hiqte. Unë i thashë se isha shtatzënë, dhe se nëse dikush e shihte atë do ta arrestonin. Por ai nuk ndalej. Nuk e di se çfarë më lëndon më shumë, trupi apo shpirti. Do të përpiqem shumë të kthehem në jetën e përditshme,”-rrëfeu infermierja.

Skena u pa nga një grua tjetër, e cila pasi njoftoi Policinë u mundua që të ndërhynte por u përball me kërcënimet e emigrantit.

Ai ndodhet pas hekurave dhe pret që të dalë para trupës gjykuese për të marrë dënimin./Fjala.al/

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV