Lehtësimi i masave/ Meta shkëmben mendime me ambasadorët e vendeve të Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Presidenti Meta dhe Ambasadorët e vendeve të rajonit, të akredituar në Tiranë, shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

U vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet tona treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë një hapje graduale dhe të kujdesshme të kufijve, si dhe lehtësimi i masave do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve tona.

U vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Evropian për të gjitha vendet tona për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, – theksoi ai.

Sa i përket Samitit të Zagrebit u shprehën falënderime ndaj Presidencës kroate në BE për mesazhet inkurajuese kurse Meta tha se Shqipëria do të mbetet e fokusuar pavarësisht pandemisë tek plotësimi i kushteve nga Këshilli Europian.

Të fundit

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në...

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje...

Trump përmbushi ëndrrën sovraniste të opozitës shqiptare

Nga Mero Baze Vendimi që Departamenti i Shtetit të mos komentojë më mbi ndershmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja është një ikje nga...

Lajme të tjera

Web TV