Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se ky bonus do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që përfitojnë nga ky program.
“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri./e.t