Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriut janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 36 raste të reja . Ndërkohë një pacient ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1.622, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 1112 dhe numri i viktimave në 92. Ndërkohë vazhdojnë të jenë aktivë me koronavirus edhe 419 raste.
“68.7% kemi të shëruar nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, që është numër optimist, ndërsa ajo që është indikativë, në Tetovë kemi 11 raste pozitive dhe 4 teste janë përsëritur dhe ata janë pozitivë. E gjithë kjo që do të ndiqet edhe në ditët në vazhdim që të kemi një statistikë në lidhje me atë që po ndodh konkretisht”, deklaroi Armend Arsllani – zv.ministër i Shëndetësisë.