Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer, duke bërë kështu që kjo sëmundje të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve. Sipas mjekëve specialistë, faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e kancerit te fëmijët janë disa.

“Nuk ka një faktor të vetëm, është faktori gjenetik, ambiental, janë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, te fëmijët mosha 0-3 vjeç është problemi i embrogjenezës, difektet, ndryshimet në barkun e nënës gjatë kohës që fëmija është në embrion, ndërsa në moshat më të mëdhaja ndikon edhe stili i jetesës, edhe ambienti, dhe ana gjenetike, ndërsa në moshat e vogla është 10 % ana gjenetike”, thotë mjekja onkohematologe, Mirela Xhafa.

Mjekja onkohematologe Mirela Xhafa thotë se kanceri më i shpeshtë në moshën pediatrike është leuçemia akute e cila zë rreth 50% të rasteve, ndërsa jep disa këshilla për kapjen në kohë të hershme të tij.

“Ndërgjegjësimi i popullatës duke pasur parasysh ankesat, simptomat që paraqesin të mos neglizohen dhe këtu kam parasysh një zbehje të fëmijës, një dhimbje të eshtrave, një dhimbje të kokës, hemorragjitë, etj; të mos neglizohen. Duhet menjëherë te mjeku i familjes, pastaj te mjeku specialist. Rreth 45 raste të kancerit pediatrik referohet çdo vit, ku 50 % të rasteve të kancerit e zë leucemia”, sqaron mjekja.

Sipas të dhënave të OBSH, Shqipëria renditet e 6 mes 48 shteteve europiane, për vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve nga kanceri./   S,M

Të fundit

Nga financat te lidhjet në çift, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm me gjërat, fjalët dhe situatat. Do bëni të pamundurën që gjithçka të jetë në rregull. Ju...

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi dhe kur është e nevojshme...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Lajme të tjera

Web TV