Rama la jashtë 24 deputetët socialistë, vjen reagimi i parë nga PS: Listat nuk janë habi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dhënë më shumë detaje lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” , Klosi është shprehur se nuk ka një habi lidhur me emrat në listën e PS për zgjedhjet e 11 Majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehet se në të gjithë qarqet e vendit shumica e kandidatëve janë të rinj që sipas tij do të sjellin risi në jetën e PS.

‘Është e shprehur qartë tashmë që ata deputet që kanë një mandat përveç drejtuesve politik janë në garë dhe në terren për të mbledhur sa më shumë vota. Në përgjithësi, të gjithë ata që janë në listat e mbyllura janë në pozicione specifike. Dhe kështu ka nga një gjykim për të gjithë ata deputetë që janë futur në listën e mbyllur, kurse pastaj e gjithë pjesa tjetër e partisë është në listën e hapur. Mendoj që kjo nuk është një praktikë e re. Gara në terren është shumë e rëndësishme për PS siç është e rëndësishme edhe lista e mbyllur.’, tha Klosi.

Sa i përket kriterit të përzgjedhjes, Klosi shprehet se zgjedhja e tyre është bërë padyshim në bazë të karakteristikave të gjithsecilit kandidat, përfaqësimit të zonave të caktuara dhe shumë kritereve të tjera./    S,M

Të fundit

Rama e futi në listë të mbyllur/Iris Luarasin “nuk e mban vendi”:Është një gjë fantastike

Pedagogia Iris Luarasi është kandidate e Partisë Socialiste në listën e sigurt të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11...

Manjani tregon strategjinë e Ramës dhe kritikon opozitën: Nuk dëshirojnë fitoren

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka shprehur kritika të forta ndaj sistemit zgjedhor në Shqipëri, veçanërisht lidhur me...

Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtë pagane

Që në kohët e lashta, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si...

Horoskopi i ditës, e premte, 14 Mars 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dashi Është koha e duhur për të propozuar ide dhe projekte të reja. Energjia juaj do të jetë ngjitëse dhe e vlerësuar.Lërini instinktet tuaja t'ju...

Lajme të tjera

Web TV