Pas humbjeve të njëpasnjëshme në politikë/ Basha: Nuk largohem edhe po humba zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka reaguar sot sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Basha deklaroi para mediave se nuk largohet nga politika dhe Koalicioni Euroatlantik edhe nëse humb në këto zgjedhje.

Edhe pse Basha ka vetëm se ka humbur në mënyrë të përsëritur, thekson se nuk ka ndërmend të largohet nga politika. Pra sërish mund të humbasë, e sërisht nuk do ikë.

Basha nuk ngurroi të komentonte edhe listën e PS-së dhe Edi Ramës, që e quajti listë halli.

“Humbjen nuk e shoh personale.

Nuk largohem edhe po humba.

Listat e Koalicionit Europatlantik do shërbejnë me nder të ata qytetare që do i zgjedhin.

Është ditë lehtësimi i atyre që bashkë me mua kanë qëndruar përballë një uragani shpifjesh që partia të mos ishte pjesë e zgjedhjeve.

Nuk jemi në këtë kauzë të madhe për interesa të vogla, por për qyetarët.

Ata që janë futur për një grup deputetësh do të bëhen pishman që po e shndërrojnë një pjesë të opozitës në një garnizon.

Por nuk ia dalin të deformojnë votën opozitar.e

Është qeveria më e korruptuar e këtyre 35 viteve.

Lista e Ramës është listë halli.

Gjysmën i ka gati për burg para dhe pas 11 majit.

Është listë mumjesh.

Një grusht servilësh që kanë vrarë edhe më fanatikët e partisë”,-tha Basha./    S,M

Të fundit

Berisha dhe Rama listë për të siguruar veten

Edhe pse listat e mbullura dhe të hapura përfshijnë një pjesë deputetësh dhe ish-deputetësh, si Edi Rama ashtu edhe...

Kumbullat e thara, zbuloni vlerat e larta ushqyese për një trup të shëndetshëm

Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore. Ato janë të pasura me antioksidantë,...

Pamje fantastike/ Hëna e plotë dhuron “show” në Stamboll

Hëna e plotë ka paraqitur pamje mahnitëse mbi objektet simbol të Stambollit në Turqisë. Pamjet mbresëlënëse janë kapur nga Hëna e plotë në kuadratin e...

Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Juristi Kreshnik Spahiu, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv me Marsela Karapanxho ka komentuar sondazhin ekskluziv të Piepolit në bashkëpunim me...

Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit...

Lajme të tjera

Web TV