Berisha dhe Rama listë për të siguruar veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse listat e mbullura dhe të hapura përfshijnë një pjesë deputetësh dhe ish-deputetësh, si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha janë kujdesuar që në listën e sigurt të përfshijnë ose emra pa staturë të lartë politike, por të bindur ndaj kryetarit, në rastin e PS-së, ose të sprovuar që janë “gjithnjë me kryetarin” në rastin e PD-së.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të sjellin një konfigurim të ri politik, ku një pjesë e konsiderueshme e mandateve do të përcaktohet nga votat e qytetarëve përmes listave të hapura. Nga 140 mandatet në Kuvend, 280 kandidatë do të konkurrojnë për 48 vende të lira, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë përfshirë në lista një kombinim të deputetëve aktualë, ish-parlamentarëve dhe emrave të rinj. Ky riformatim synon të sjellë një përpjekje për rigjenerim por nga ana tjetër edhe një fushatë të vështirë. Në këtë garë, 36 deputetë aktualë nuk janë përfshirë as në listën e Partisë Socialiste dhe as në atë të Partisë Demokratike, duke mos pasur mundësinë të rikthehen në Kuvend përmes kësaj gare. Nga ana tjetër, 92 deputetë janë renditur në listat e sigurta të dy partive kryesore, ndërsa 47 të tjerë do të sfidojnë përmes votave direkte për të siguruar një tjetër mandat.  Në Tiranë, Partia Demokratike ka përfshirë në listën e hapur shtatë deputetë aktualë dhe pesë ish-parlamentarë me peshë. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka renditur në listën e hapur gjashtëmbëdhjetë deputetë aktualë dhe tre ish-parlamentarë, dy prej të cilëve të ardhur nga opozita. Në këtë listë përfshihen gjithashtu disa ministra të qeverisë aktuale.  Në Elbasan, katër deputetë aktualë të Partisë Socialiste do të garojnë përmes listës së hapur, ndërsa Partia Demokratike ka përfshirë vetëm një deputet aktual. Kandidatët e tjerë janë emra të rinj që kanë pasur ose mbajnë funksione zyrtare. Në Fier, Partia Socialiste ka futur në garën e hapur dy deputetë, ku njëri prej tyre ka qenë më parë pjesë e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nga opozita është përfshirë vetëm një ish-deputete, ndërsa pjesa tjetër e listës përbëhet nga kandidatë të propozuar nga degët lokale.  Në Durrës, për dymbëdhjetë mandatet që do të fitohen përmes listës së hapur, Partia Socialiste ka vendosur dy deputetë aktualë, ndërsa Partia Demokratike vetëm një. Në Vlorë, Partia Socialiste ka renditur dy emra të rëndësishëm si Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sina. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka përfshirë një ish-deputete, ndërsa pjesa tjetër e listës përbëhet nga figura të reja që synojnë të fitojnë vota për të hyrë në Kuvend.  Në Shkodër, Partia Demokratike ka futur në listën e hapur Bardh Spahinë dhe Ludovik Hasanin, ndërsa Partia Socialiste ka renditur dy deputetë aktualë që do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’u rikthyer në Kuvend. Në Korçë, të dyja partitë kryesore kanë përfshirë nga dy deputetë aktualë në garën e hapur, duke krijuar një sfidë të fortë për votat e elektoratit.  Lista e hapur ka sjellë një garë të fortë brenda dy partive kryesore, ku një pjesë e madhe e deputetëve aktualë do të duhet të mbledhin vota për të siguruar mandatin. Ndërkohë, numri i lartë i emrave të rinj në këto lista tregon një tentativë për të freskuar politikën parlamentare me figura të reja dhe një strategji për të tërhequr më shumë votues.

Lexo edhe :  Kantieri ‘Shqipëria 2030’/ Rama ndan pamjen nga takimet me kabinetin e qeverisë

Berisha bën deputet Metën, por “harron” Salianjin

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ku Sali Berisha ka preferuar të përfshijë Ilir Metën në listën e tij, ndërsa ka lënë jashtë Ervin Salianjin.  Përfshirja e Metës në listat e Berishës është parë si një hap strategjik për të forcuar aleancën mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, ndërsa përjashtimi i Salianjit ka lënë shumë mbështetës të tij të zhgënjyer. Salianji, i cili ka qenë një nga figurat më aktive dhe zëri kryesor i opozitës në Kuvend, nuk është renditur në listën e kandidatëve.  Lënia jashtë e një prej deputetëve më të zëshëm të opozitës, që ka qenë shpesh në ballë të akuzave kundër qeverisë, shihet nga disa si një sinjal i qartë për një ristrukturim të brendshëm të PD-së nën drejtimin e Berishës.

Listat

Shumica e deputetëve aktualë të Partisë Demokratike rrezikojnë të mos jenë më pjesë e Kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar kanë vendosur që vetëm 19 ligjvënës të PD-së të sigurojnë një vend të garantuar për në shtator. Përzgjedhja e emrave është bazuar kryesisht në besnikërinë ndaj Sali Berishës, i cili ka pozicionuar veten dhe mbështetësit më të afërt në listën e mbyllur. Nga emrat e sigurt për një mandat tjetër janë Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe disa të tjerë që qëndruan pranë Berishës gjatë përplasjeve të brendshme në PD. Nga ana tjetër, disa figura të njohura të krahut të Gazment Bardhit, përfshirë Saimir Korreshin dhe Bledion Nallbatin, kanë ruajtur pozicionet e tyre falë një qasjeje më të moderuar në përplasjen e brendshme të partisë.  Një surprizë e madhe është lënia jashtë e dy prej emrave më të votuar në primare, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi. Vendet e tyre në Tiranë janë zënë nga aleatët, duke i detyruar të garojnë në listën e hapur, ku do të duhet të fitojnë mbështetjen e votuesve për të siguruar një mandat të ri.  Një tjetër grup i konsiderueshëm deputetësh nuk u përfshinë fare në listë. Helidon Bushati dhe Ferdinand Xhaferaj u tërhoqën më herët, por të tjerë u lanë në fund të listave të hapura, çka i detyroi të bënin një hap pas. Oriela Nebiaj dhe Ilda Dhori shprehën pakënaqësi publikisht, duke refuzuar të ishin pjesë e kësaj gare me kushte të disfavorshme.   Në listën e mbyllur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë përfshirë edhe aleatët e Partisë Demokratike. Partia e Lirisë ka siguruar të paktën katër vende, ndërsa Ilir Meta do të synojë të marrë mandatin e pestë përmes një gare të hapur. Edhe partitë e vogla aleate të PD-së kanë garantuar praninë e tyre në Parlamentin e ardhshëm.  Përveç figurave aktuale, lista përfshin edhe disa ish-deputetë dhe ish-drejtues të PD-së, duke plotësuar 46 kandidatë me më shumë mundësi për t’u rikthyer në Kuvend. Megjithatë, ndryshe nga sa ishte premtuar, diaspora mbetet e papërfaqësuar. Vetëm shtatë kandidatë të PD-së janë nga dispora, por edhe ata jetojnë mes dy vendeve. Figura të shquara ekspertë në fusha të ndryshme jashtë vendit nuk janë preferuar nga të dyja partitë kryesore. Diaspora edhe pse përbëhet nga mbi 240 mijë votues të regjistruar në të 12 qarqet e vendit mbesin të papërfaqësuar dhe në rastet e pakëta kur janë përfgshirë përfunduan në listat e hapura.

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV