Koreja e Jugut ka paralajmëruar botën, se me gjithë përpjekjet për t’u izoluar, koronavirusi mund të rikthehet në vjeshtë me një valë shumë herë më të fortë.
“Përhapja me këto ritme e infeksionit, pavarësisht stabilizimit të situatës në këtë fazë, rrit dyshimet se mund të rikthehet në çdo moment, në çdo hapësirë të hapur, kudo ku njerëzit po i rikthehen jetës normale. Kjo gjë nuk ka mbaruar derisa të mbarojë vërtet. Derisa alarmi të marrë fund, ne nuk duhet të ulim nivelin e vigjilencës. Vetëm kështu mund ta frenojmë pandeminë”, tha Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In.Duke folur në përvjetorin e tretë të tij në krye të shtetit, presidenti shpjegoi se do të duhet kohë derisa kjo situatë të marrë fund.
“Do të kalojë një kohë e gjatë përpara se pandemia Covid-19 të përfundojë totalisht. Deri atëherë, duhet të përgatitemi për një valë të dytë, që e parashikojnë edhe ekspertët e fushës”, tha ai.