Sali Berisha, ish-kryeministri është shprehur se urdhri i kryeministrit Rama për të mos ju ofruar testet e nevojshme futbollistëve shqiptarë në garat sportive tejkalon çdo limit.
Sipas Berishës, ky akt i jep licencë COVID-19 që të infektojë sa më shumë futbollistë shqiptarë dhe t’ju rrënojë atyre shëndetin dhe karrierën.
Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje të gjithë Kuq e Zinjve të përgatiten për ti dhënë përgjigjen që meriton dhe hedhjen në Lanë të armikut të egër të futbollistëve.
Reagimi i Berishës:
Qendrim hakmarres primitiv i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj futbollit shqiptar!
Miq, tejkalon cdo limit urdheri i Edvin Kristaq Urrejtjes per te mos ju ofruar testet e nevojshme futbollisteve tane ne garat sportive qe do fillojne.
Me kete akt te papergjegjshem ky urrejtes primitiv hakmerret ndaj futbollisteve per turperimin historik qe i bene Kuq e Zinjte ne inaugurimin e stadiumit te cilin e perdhosi me Kullen Kristaq Rama dhe mollin, qendren tregtare familjare.
Me kete akt ky hakmarres primitiv te duket se i jep liçence covid19 qe te infektoje sa me shume futbolliste shqiptar dhe tju rrenoje atyre shendetin dhe karrieren.
Denoj kete qendrim kriminal te Edvin Kristaq Hakmarresit ndaj futbollisteve shqiptare unik ne bote dhe ju bej thirrje te gjithe Kuq e Zinjve te pregatiten per ti dhene pergjigjen qe meriton, dermen dhe hedhjen ne Lane te armikut te eger te futbollisteve, fansave te tyre dhe futbollit shqiptar.