Berisha: Tre rezoluta dhe 193 parti kanë tronditur themelet e narkodiktaturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se zgjedhjet e Edi Ramës janë shpallur si një “farsë elektorale” nga tre rezoluta ndërkombëtare, të firmosura nga 193 parti politike nga e gjithë bota.

Duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve, Berisha theksoi se këto rezoluta kanë tronditur themelet e asaj që ai e cilësoi si “narkokraci dhe diktaturë” të Ramës.

Berisha shtoi se PD do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur votën dhe për të siguruar një numërim të drejtë dhe transparent të çdo vote të qytetarëve. Ai u shpreh i vendosur për të firmosur më 11 maj një fitore të opozitës, duke garantuar qytetarët se nuk do të lejojnë asnjë abuzim gjatë procesit zgjedhor.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Sigurisht që ne, do bëjmë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e votës. Por, i dashur Leart shkojmë në këto zgjedhje pasi tre rezoluta ndërkombëtare, të firmosura së bashku nga 193 parti politike të planetit kanë damkosur zgjedhjet e Edi Ramës si një farsë elektorale.

Pra, kanë dridhur themelet e narkokracisë dhe diktaturës së tij.

Ne, garantojmë shqiptarët që bëjmë çdo përpjekje për të numëruar çdo votë të tyre dhe për të firmosur më 11 maj fitoren e opozitës./kb

Të fundit

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Historia- Libri për fundjavën: “Historia e botës në 63 diktatorë”

Një libër që është një udhëtim në historinë e pushtetit absolut, për të eksploruar diktaturat, tiranitë dhe regjimet, duke zbuluar mekanizmat e nënshtrimit. Në filmin Diktatori...

Lajme të tjera

Web TV