Formula 1 në Australi, Norris niset nga pole, McLaren dominon provat zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

McLaren dominoi provat zyrtare në Albert Park në Melburn. Lando Norris do të niset nga Pole Position në Çmimin e Madh të Australisë, e cila është gara e parë e Botërorit 2025 në Formula 1.

Me një xhiro thuajse perfekte, ai e ndali kronometrin në kohën një minutë, 15 sekonda e 96 të mijtat, duke kaluar vetëm për 86 të mijtat idhullin e tifozëve vendas dhe njëkohësisht shokun e tij të ekipit, Oscar Piastri.

Nga vija e dytë do të nisen Max Verstappen me makinën Red Bull, i cili ishte 385 të mijtat më i ngadaltë dhe George Russell me Mercedes. Këta dy pilotë mbajtën përkohësisht kreun deri në xhiron e fundit, deri sa kampionët në fuqi për konstruktorë të McLaren treguan të gjithë forcën e tyre.

Surprizë në radhën e tretë ku janë japonezi Yuki Tsunoda me Racing Bulls dhe Alexander Albon me Williams-Mercedes. Zhgënjyese paraqitja e makinave Ferrari me Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, që nisen nga vija e katërt, përkatësisht në vendet 7 dhe 8.

Por, nëse kualifikueset e Leclerc u ndikuan nga zgjedhja teknike për ta patur makinën gati nëse bie shi gjatë garës, Hamilton duket se ka ende probleme në zotërimin e plotë të kokëkuqes. Kushtet atmosferike në Çmimin e Madh të Australisë duket se po përkeqësohen përpara garës së parashikuar të zhvillohet mëngjesin e së dielës./e.t

Të fundit

Dëborë edhe në prill, luhatjet drastike që pritet të pësojë moti gjatë ditëve në vijim

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar në emisionin ‘Dita Jonë’ si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill. Porja...

Pesë shenja që tregojnë se jeni të dehidratuar

Si mund ta kuptojmë se duhet të rrisim konsumin ditor të ujit? Trupi ynë na e tregon fort këtë! Ndjenja e urisë Edhe pse shenja...

Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman

Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit...

Skandal në KMSH/Falja e Fiter Bajramir nis 15 minuta më herët

Mijëra besimtarë u mblodhën në Sheshin Skënderbej për Fitër Bajram, por falja nisi më herët se orari i njoftuar, duke lënë shumë prej tyre...

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë. Sipas diplomatëve, kjo...

Lajme të tjera

Web TV