Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, në fjalën e tij nga protesta e opozitës, u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë shqiptarëve.
“Rama ka panik nga fjala e lirë. Komisioni i censurës me në krye Bracen këtë qëllim kishte. TikToku aplikacioni më i pa kontrolluar nga qeveria ku i çirret maska Ramës. Meqë dështoi me komisionin po përpiqet të bëjë censurën e TikTok. Do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve”, tha ai./e.t