64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilët faktorë përcaktojnë se sa shpejt plaket truri ?

Duke përdorur mësimin e makinerive, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë identifikuar 64 gjene, aktiviteti i të cilave kontribuon në përcaktimin se sa shpejt ndodh rënia e trurit.

Lajmi, i publikuar në Science Advances , vjen gjatë Javës së Ndërgjegjësimit të Trurit , një nismë globale që fton njerëzit të reflektojnë mbi rëndësinë e neuroshkencës dhe të mbështesin kërkimet në këtë fushë.

Ndihma e AI. Mosha kronologjike nuk korrespondon gjithmonë në mënyrë perfekte me moshën biologjike të trurit: ndryshimi midis të dyjave njihet si hendeku i moshës së trurit. Për të kuptuar se cilët faktorë gjenetikë e bëjnë këtë hendek më të shpejtë dhe më të gjerë, shkencëtarët trajnuan një model të të mësuarit të thellë – një grup shtresash të shumë rrjeteve nervore që imitojnë funksionimin e një truri njerëzor – në një bazë të dhënash të informacionit mjekësor nga gati 39,000 subjekte të monitoruara nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Më pas, ata kombinuan rezultatet e analizës së parë me të dhënat mbi aktivitetin e më shumë se 2600 gjeneve në qelizat e gjakut dhe më shumë se 2900 gjeneve në indet e trurit, duke arritur në 64 gjene, aktiviteti i të cilëve është i lidhur qartë me hendekun e moshës së trurit . Disa prej tyre orkestrojnë proceset e vdekjes së qelizave ose të mpiksjes së gjakut . Nga 64 të gjetura, 7 kanë një efekt veçanërisht të theksuar në plakjen e trurit.

Ilaçet e mundshme. Në këtë pikë, studiuesit kanë identifikuar 466 komponime, ose të miratuara tashmë si ilaçe ose duke u testuar në provat klinike, që synojnë 29 nga 64 gjenet e gjetura dhe që mund të kundërshtojnë aktivitetin e tyre, duke ngadalësuar plakjen e trurit.

Lexo edhe :  "Exosomes"/ Një udhëzues për trajtimin më të përfolur të momentit kundër plakjes

Midis këtyre përbërësve janë 13, tashmë në treg si medikamente apo suplemente , të cilat veprojnë në 64 gjenet dhe proteinat që ato prodhojnë dhe që kanë dhënë rezultate inkurajuese në provat klinike kundër plakjes . Për shembull, rapamicina, e cila po studiohet për efektin e saj në aftësinë për të vonuar plakjen e vezoreve , ose hidrokortizoni, një kortikosteroid me aktivitet anti-inflamator, që përdoret zakonisht për trajtimin e ekzemës ose disa sëmundjeve autoimune.

Gjenetika nuk është gjithçka. Studime të mëtejshme eksperimentale do të duhet të përcaktojnë nëse 13 përbërësit e identifikuar kanë një efekt specifik kundër plakjes së trurit , por ndërkohë, puna ofron një bazë për studime të mëtejshme mbi faktorët gjenetikë që përcaktojnë rënien e trurit .

Sidoqoftë, vlen të kujtohet se thjesht të kesh një profil të caktuar gjenetik nuk mjafton për të përcaktuar nëse ato gjene do të shprehen .

Gjenet mund të aktivizohen ose çaktivizohen nga faktorë të ndryshëm të stilit të jetesës, të tilla si zakonet e pirjes së duhanit ose alkoolit ose nivelet e aktivitetit fizik , të cilat mund të kenë një efekt të thellë në atë se sa i ri mbetet truri./E.T/FOCUS.IT

Të fundit

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956. Në...

Adoleshentë të vetëpunësuar, milionerë!

Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë të studimeve bëjnë thirrje që...

Mbi 50 të vdekur në diskotekën në Koçan! Reagon Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë ka...

“Të gjithë vraponin”, e mbijetuara e tragjedisë në Koçan rrëfen: S`po gjejmë motrën

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit...

Banane, mollë, portokall, lëngu që iu nevojitet kundër mbipeshës

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është...

Lajme të tjera

Web TV