Zbardhet projekti, rrugët që kthehen në pedonale në ish-Bllok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E cilësuar si zemra e kryeqytetit, zona e ish-bllokut pritet të transformohet. 3 rrugë nga rrugët kryesore të saj do i nënshtrohen rehabilitimit dhe do të kthehen në prioritet për këmbësoret dhe me shpejtësi të kufizuar për automjetet.

“Është vendosur qe në radhë të parë të eliminohen rrugët paralele me Lanën. Vendparkimet për asfaltim për rrugën Pjetër Bogdani, për brigadën 8 dhe më vonë edhe Nikolla Tupe. Qëllimi jonë është që të jetë një këmbësor i sigurt, prandaj ndërhyrja që po propozohet sjell në të njëjtin nivel trotuarin me karexhatën, pra do jenë hapësira të unifikuara, ku këmbësori mund të ecë lirshëm. Ndërsa automjetet do të kenë kufizim të shpejtësisë”, tha nënkryetarja e bashkisë, Frida Pashako.

Ky është projekti me rrugët që do u nënshtrohen punimeve. Vetëm rruga kryesore, ajo “Ismail Qemali” do të ketë një korsi parkimi për automjete dhe po ashtu edhe për biçikletat.

“Rruga Ismail Qemali që është ajo më e madhja dhe më e gjëra do ketë një korsi për parkimin e automjeteve. Wshtë rruga kryesore e bllokut. Na jep mundësi të shtojmë edhe nga një anë një korsi biçikletash për t’u lidhur me gjithë rrjetin në kryeqytet. Do trajtohet me materiale të kuqërremta”, shtoi më tej nënkryetarja e bashkisë.

Kostoja e projektit që pritet të nisë në Maj dhe të përfundoje në Tetor arrin në 300 milionë lekë.

“Në të gjitha qytetet europiane ka ndërhyrje të tilla. Konsulentja jonë është Maria Vasilaku, ish-nënkryetarja e Vjenës. Kostoja është rreth 300 milionë lekë të reja”, përfundoi Frida Pashako.

Nënkryetarja e bashkisë Frida Pashako thotë se për shkak të fluksit të automjeteve parkimet nëntokësore shihen si zgjidhje për uljen e trafikut./E.T

Të fundit

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956. Në...

Adoleshentë të vetëpunësuar, milionerë!

Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë të studimeve bëjnë thirrje që...

Mbi 50 të vdekur në diskotekën në Koçan! Reagon Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë ka...

“Të gjithë vraponin”, e mbijetuara e tragjedisë në Koçan rrëfen: S`po gjejmë motrën

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit...

Banane, mollë, portokall, lëngu që iu nevojitet kundër mbipeshës

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është...

Lajme të tjera

Web TV