Deklarimi i të ardhurave, Tatimet me aplikacion ndihmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se tashmë të gjithë qytetaret kanë mundësinë të informohen nëpërmjet shërbimit elektronik më të ri “Tax Test” i cili ka për qëllim të ndihmojë të gjithë individët nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e “DIVA 2024”.

Sipas Drejtorisë se Përgjithshme të Tatimeve ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi rezidentë apo jorezidentë në përputhje me të ardhurat e tij.

Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës për të ardhurat gjatë 2024, sipas ligjit të ri, është data 31 Mars dhe se subjekt deklarimi për vitin 2024 janë ata individë që:

-Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 Lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga;

-Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi të paktën 1 muaji dhe gjatë vitit 2024 e kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 Lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët të dorëzojnë DIVA 2024 brenda këtij muaji dhe të përdorin shërbimin “Tax Test” për të verifikuar paraprakisht nëse përmbushin detyrimin ligjor. Për të gjithë ata që nuk e plotësojnë formularin brenda këtij afati do të ketë edhe penalitete./e.t

Të fundit

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956. Në...

Adoleshentë të vetëpunësuar, milionerë!

Adoleshentë milionerë nga puna e vet nuk është më një habi e aq më pak përrallë. Profesorë të strategjisë të studimeve bëjnë thirrje që...

Mbi 50 të vdekur në diskotekën në Koçan! Reagon Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë ka...

“Të gjithë vraponin”, e mbijetuara e tragjedisë në Koçan rrëfen: S`po gjejmë motrën

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit...

Banane, mollë, portokall, lëngu që iu nevojitet kundër mbipeshës

Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin. Mbipesha është...

Lajme të tjera

Web TV