Të gjitha në një vend! Tani s’do të humbisni asgjë nga grupet e bisedave në WhatsApp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp nuk pret gjatë për të kryer përditësime dhe tani po ndryshon kthimin e përgjigjeve.

Sipas WABetaInfo, platforma po sjell një opsion që i grupon të gjitha përgjigjet për të njëjtin mesazh në një vend.

Për momentin, përdoruesit mund t’i përgjigjen direkt një mesazhi dhe origjinali shfaqet në krye të tij. Por ata duhet të klikojnë çdo përgjigjje për të parë nëse ka më të hershme apo mesazhin e parë.

Përditësimi i ri e eliminon këtë dhe çdo mesazh i lidhur me temën do të shfaqet në të njëjtin vend  duke e bërë më të qartë kursin e bisedës.

Përditësimi është ende në zhvillim, por do të jetë i disponueshëm për bisedat individuale apo në grup, komunitetet dhe kanalet. Për këta të fundit do të jetë edhe më i dobishëm sepse është sfiduese që të ndjekësh një bisedë mes shumë njerëzve.

Nuk ka ende një datë se kur përdoruesit do ta kenë në aplikacion, por duke qenë se shfaqet në vesionin beta, duket se nuk do të marrë shumë kohë./    S,M

Të fundit

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Lajme të tjera

Web TV