TikTok bën ndryshime të mëdha për të shkëputur varësinë e adoleshentëve nga aplikacioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma e njohur e rrjeteve sociale, TikTok, ka prezantuar një nismë të re të quajtur Wind Down, e cila synon të ndihmojë përdoruesit nën 16 vjeç të ulin përdorimin e aplikacionit para gjumit.

Ky mjet i ri aktivizohet automatikisht pas orës 22:00, duke ndërprerë rrjedhën e videove në profil, duke bllokuar ekranin dhe suke luajtur muzikë relaksuese. Fillimisht përdoruesit do të kenë mundësinë të vazhdojnë lundrimin ose të ndalojnë përdorimin e aplikacionit. Nëse zgjedhin të vazhdojnë, pas pak do të shfaqet një kujtesë e dytë, e cila është më e vështirë për t’u anashkaluar.

TikTok njoftoi gjithashtu se në javët e ardhshme do të fillojë të testojë edhe futjen e ushtrimeve të meditimit si pjesë e kësaj nisme, duke u bazuar në studime që tregojnë se meditimi përmirëson cilësinë e gjumit.

Kjo është hera e parë që një platformë e rrjeteve sociale shton drejtpërdrejt një mjet të tillë të ndërgjegjësimit për përdoruesit e saj. Përveç Wind Down, TikTok ka prezantuar edhe Time Away, që u lejon prindërve të kufizojnë aksesin e adoleshentëve në aplikacion gjatë orëve të caktuara të ditës, si gjatë vakteve familjare, shkollës apo pushimeve.

Përveç kësaj, me funksionin e ri Family Pairing, prindërit do të mund të shohin se cilët persona ndjekin fëmijët e tyre, kush i ndjek ata dhe cilat llogari ata kanë bllokuar.

Ekspertët e sigurisë në internet, thonë se kjo do t’i ndihmojë prindërit të monitorojnë më mirë aktivitetin e fëmijëve të tyre në internet dhe t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë zakone të shëndetshme digjitale./     S,M

Të fundit

Në Kinë të lumtur për mbylljen e Zërit të Amerikës: Faleminderit shoku Trump

Një influencer nacionalist e quajti atë “vërtetë shpërblyese.” Një tjetër tha se po qeshte me të madhe. Dhe një...

Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat...

Parashikimi i motit për sot, 18 mars 20254

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Horoskopi për ditën e sotme, 18 mars 2025

Dashi Kjo është një ditë kur ambiciet tuaja profesionale janë në qendër të vëmendjes. Financiarisht, shpenzimet mund të rriten papritur. Në punë sugjerohet rishikimi i...

Lajme të tjera

Web TV