“Ogerta ja që tymi të paska dalë…ka qenë i zi”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike përmes ish-deputetit të saj Bardh Spahia ka vijuar akuzat ndaj Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me zjarrin që ra pak ditë më parë në këtë institucion.

Sipas Partisë Demokratike, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe ka të bëjë me tenderat sekretë, ndërsa akuzat drejtohen tek ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifikimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë”, shkruan Spahia.

Ai deklaron se “incidenti” ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237/2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid. Komunikimi zyrtar, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00.

Postimi i plotë

OGERTA, ja që tym në ministri paska pasur

Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë…

Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:

– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237/2020 ka përcaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00.

– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?

– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?

– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent)

Lexo edhe :  PS-PD me “sytë” te diaspora, sa emigrantë janë regjistruar në KQZ

-Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhrin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. -Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht? Pse u desh që të publikonim e-mailin që ministrja ta pranonte?

Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i “shet” të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution (Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).

 

Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (SI LIDHJA E PORTIT TE VLORES ME ATE TE ANCONES QE E THE ME LEHTESINE E NJE NJERIU TE PALEXUAR JAVE ME PARE NE MEDIA). ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi…

  1. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon diçka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!

Të fundit

Problemet që sjell në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Stili modern i jetës ka bërë që shumë nga ne tashmë të mos bëjnë më aktivitet fizik. Të jenë...

“Bisha” Tesla me targa shqiptare bllokohet nga policia në Angli

Një Tesla Cybertruck, e cila nuk lejohet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, është sekuestruar nga policia në Mançester. Oficerët vunë re...

Pse fëmijët dhe adoleshentët nuk duhet të përfshihen në çështje politike?

Përfshirja e fëmijëve dhe adoleshentëve në çështje politike është një fenomen që po haset gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në shoqëri ku polarizimi dhe...

Sulm me thikë në Tel Aviv/ Plagoset një person, policia: Akt terrorist

Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë në qendër të Tel Avivit, ka njoftuar policia izraelite. Më pas, një kalimtar qëlloi sulmuesin...

Hudhra bën mirë për zemrën

Dihet se hudhra është një kurë natyrale për zemrën dhe tensionin e gjakut. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Alabamës në SHBA,...

Lajme të tjera

Web TV