Të ardhurat e qytetarëve nga qiratë arritën në 350 mln euro më 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ritme normale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) arritën në 5,3 miliardë lekë vitin e kaluar duke u rritur me 10.3% në krahasim me 2023.

TAP vilet mbi shumën bruto të pagesës për të ardhurat që vijnë nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, ku aplikohet tatimi në burim prej 15%. Bazuar në ligjin për TAP qiramarrësi zbret masën e tatimit nga vlera mujore e qirasë dhe ua kalon atë organeve tatimore kompetente.

Shuma e të ardhurave nga TAP prej 5,3 miliardë lekësh është 15% e vlerës 35,6 mld lekë. Sipas krahasimit të të dhënat, tregu i qiradhënies kishte një vlerë zyrtare prej 350 milionë eurosh në të gjithë vendin, nga rreth 320 milionë euro që ishte në vitin 2023.

Zhvillimet në tregun real të qirave kanë qenë më të vrullshme gjatë vitit 2024. Stoku i banesave është rritur dhe gjithashtu edhe vlera e qirasë sidomos në Tiranë dhe në qytetet me turizëm të zhvilluar.

Të dhënat nga Air DNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Air BNB, të bëra të disponueshme për Monitor tregojnë se në vitin 2024 rreth 21 mijë apartamente ishin në dispozicion për tu dhënë me qira. Nga këto njësi u gjenerua një vlerë prej 85 milionë eurosh gati dy herë më e lartë se në vitin 2023.

21 mijë banesa siguruan 85 mln euro nga Airbnb në 2024; A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore.

Kërkesa e lartë e turistëve për qira ditore ka krijuar një efekt kaskadë duke rritur çmimet e qirave afatgjata. Nga shtatori në dhjetor të vitit 2024 çmimet e qirave janë rritur deri në 20% në Tiranë.

Lexo edhe :  “Bum tregtie”/ Çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Çmimet në zonat kryesore të Tiranës variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1.

Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro. Ndërsa për apartamente me sipërfaqe më të madhe, qiraja është mbi 2,500 euro në muaj.

Në zonat periferike të kryeqytetit, të cilat njihen për stok cilësor, këto çmime mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për njësi rezidenciale cilësore, si vila me hapësira të mëdha për rekreacion e hapësira të gjelbra përreth ambientit, sipas të dhënave nga “Colliers Albania”.

Nisur këto zhvillime qeveria dhe ministria e financave më parë kanë shprehur shqetësimin për informalitetin e lartë në këtë treg. Për efekt tatimi qiratë zyrtare sidomos ato afatgjata deklarohen me të ulëta se vlera reale në treg, duke bërë që shteti të mos marrë tatimin që i takon.

Tregu i qirave të banesave në Shqipëri ka pësuar ndryshime të konsiderueshme vitet e fundit, veçanërisht në zonat urbane si Tirana. Rritja e popullsisë urbane, migrimi nga zonat rurale dhe kërkesa e shtuar për strehim kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave./ Revista Monitor

Të fundit

Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje!

Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin...

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon se çfarë është përmirësuar

Rrjeti i njohur social ka shtuar një mjet që do t’u mundësojë përdoruesve të mbrojnë llogarinë e tyre. Edhe pse e ardhmja e TikTok-ut është...

Mot i ftohtë por…/ Meteorologia zbulon ‘surprizat’ e motit për ditët në vijim

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim. Porja tha...

Kritere të reja për operatorët turistikë/ Duhet të kenë drejtues teknik të kualifikuar

Në prag të çeljes së sezonit turistik qeveria ka vendosur që të rrisë standardet dhe mënyrën e funksionimit të  operatorëve turistik në vend. Në draftin...

Alexander-Arnold drejt largimit nga Liverpool, “Reds” hedhin sytë tek ylli i Bundesligës

Trent Alexander-Arnold mund të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, pasi lojtari ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës. Palët po diskutojnë për një...

Lajme të tjera

Web TV