‘Fton’ Dash Sulën në PS? Rama: Jemi të hapur dhe për blunë, por të heqin morrat e kënetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit, tha se PS është një shtëpi e hapur edhe për figurat e PD. Ai nënkuptoi se edhe Dash Sula mund t’i bashkohet partisë, por së pari, siç u shpreh kryeministri, duhet që të “desinfektohet” nga këneta ku ishte.

“Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përvec salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, sepse mund të jetë ndonjë ditë edhe ai. Por për momentin duhet të desinfektohet. Inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Çe kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa  dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë.”, u shpreh Rama,

Kujtojmë që Sula iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” pasi u la jashtë  listave të PD. Ai u tërhoq gjithashtu nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

Përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko tha  se nuk u gjet dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët. /E.T

Të fundit

Shkarkimi i Kim?/ Kokalari: Po gënjejnë, ja se çfarë po ndodh në Qeverinë amerikane

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me largimin e Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA...

“O psikopate!” Debat me tone të ashpra, Gjesti “shpërthen” keq ndaj Eglit

Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin të sqaronin...

Trashësia arrin deri në 7 cm!/ Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri...

A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë do jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë. Ndërsa ka ndarë një...

Lajme të tjera

Web TV