Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk ka asnjë qenie të vetme njerëzore që jeton në të. Është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe nuk është për t’u habitur, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15 000 gjarpërinj.

Në fund të shekullit XX atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendësua nga një që funksiononte automatikisht.

Ky vend, i quajtur edhe ishulli Kobra, është shtëpia e një prej specieve më helmuese të nepërkave që ekziston: Bothrops insularis ose gjarpëri me kokë të artë.

Ky gjarpër mund të jetë deri në 1,2 metra i gjatë dhe ushqehet me zogj dhe zvarranikë të vegjël. Për më tepër, në kushte ekstreme mund të zgjedhë edhe të ushqehet me gjarpërinj të tjerë si ai. Për shkak të vendndodhjes së izoluar në të cilën jeton, konsiderohet si një specie e rrezikuar.

Helmi i Bothrops insularis është deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i Bothrops jararaca dhe mund të shkaktojë efekte të tilla si të vjella, gjakderdhje të zorrëve, nekrozë muskulore dhe hemorragji cerebrale. Për fat të mirë, fakti i të jetuarit vetëm në ishull ka bërë të mundur që të mos ketë raste të dokumentuara të kafshimeve në qenie njerëzore./k.k

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV