Fletë gjigante për votimet, si do garantohet fshehtësia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 maj shqiptarët do të votojnë në një fletë të madhe, përtej asaj që kemi parë në zgjedhjet e kaluara.

Janë 11 subjekte elektorale të renditura në fletën e votimit dhe secili prej tyre do ketë 186 kandidatë sipas qarqeve. Në krye të saj fleta e votimit ka logon e partisë kryesore, emrin e kreut të koalicionit, si dhe të gjitha partive që përbëjnë koalicionin. Në Qarkun e Tiranës, fleta e votimit pritet të jetë gjigande nga përmasat, pasi në të do të renditen 539 kandidatë në të dyja listat, atë të mbyllur dhe të hapur.

Miratimi i përmbajtjes së fletës së votimit për 12 qarqet e vendit, u bë pas përfundimit të procesit të regjistrimit të listave shumemërore dhe përcaktimit të renditjes së subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në fletët e votimit, në fletën e votimit. Fletët e votimit do të kenë përmasa të mëdha, pasi në to do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë, qofshin ata në listë të mbyllur, por edhe në listën e hapur për të cilët mund edhe të votohet.

Ndër fletët më të mëdha të votimit do të jetë në qarkun e Tiranës për shkak të numrit të madh të kandidatëve, rreth 539 emra për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm në të gjitha qarqet.

“Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshme, po të ishin me font më të madh do ishte më mirë. Por duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur”,-tha Celibashi.

Në krye të fletës vendoset numri dhe sigla e subjektit zgjedhor, ndërsa më poshtë emrat e listës së mbyllur dhe ndjekur më pas nga kandidatët e listës së hapur. Këto zgjedhje kandidatët do të shënohen me emër dhe mbiemër në fletën e votimit, në ndryshim nga zgjedhjet e 2021 kur kandidatët u shënuan pa emra, por vetëm me numra. Fletët e votimit për 11 majin do të prodhohen nga ‘Cetis’ në Slloveni dhe shpërndarja tek diaspora, që voton për herë të parë, nis 10-ditëshin e parë të prillit. Fletët për diasporën do të vijnë të palosura nga fabrika, për të lehtësuar në KQZ, procesin e mbushjes së zarfeve.

Lexo edhe :  Hapja e Tunelit të Murrizit! Rama: Sot u çlirova nga një makth, mbaroi “Odisea”

Fleta e madhe e votimi sjell nevojën që të zmadhohen edhe dhomat e fshehta. Ato që kemi përdorur deri më tani, janë të papërshtatshme, pasi nuk e nxënë fletën e madhe e të gjerë 60 cm, e nuk garantojnë fshehtësinë e votës, pasi një vëzhgues partie mund të kuptojë se kë votoi qytetari. Ndaj për 11 majin do të prodhohen të reja. Kjo nuk është pasoja e vetme. Nëse në çdo qendër votimi vendosej një kuti për të hedhur fletën, tani do të duhen të paktën dy të tilla në çdo qendër, që të mbajtur letrën. Dy ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha ka numrin 1. Gjithashtu, Komisioneri vendosi caktimin e 100 qendrave të votimit në ndërtesa private, për qarkun Shkodër, Dibër, Berat dhe Fier, pasi ambientet e propozuara nga kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore plotësojnë kriteret e përcaktuara në dispozitat ligjore dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

Fletët për diasporën do të vijnë të palosura nga fabrika, për të lehtësuar në KQZ, procesin e mbushjes së zarfeve. Fleta e madhe e votimi sjell nevojën që të zmadhohen edhe dhomat e fshehta. Ato që kemi përdorur deri më tani, janë të papërshtatshme, pasi nuk e nxënë fletën e madhe e të gjerë 60 cm, e nuk garantojnë fshehtësinë e votës, pasi një vëzhgues partie mund të kuptojë se kë votoi qytetari. Ndaj për 11 majin do të prodhohen të reja. Kjo nuk është pasoja e vetme. Nëse në çdo qendër votimi vendosej një kuti për të hedhur fletën, tani do të duhen të paktën dy të tilla në çdo qendër, që të mbajtur letrën. Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni i Berishës, numrin 1.

RENDITJA E SUBJEKTEVE NË FLETËN E VOTIMIT

1-Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-Partia Lëvizja Bashkë

3-Lëvizja Atdheu

4-Koalicioni Euroatlantik

5-Partia Socialiste

6-Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet

7-Aleanca Kombëtare Shqiptare

8-Aleanca Demokracia e Re

9.Koalicioni Djathtas për Zhvillim

10-Partia Mundësia

11-Partia Social Demokrate/     S,M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV