Çfarë ndodh me trupin tonë kur flemë më pak se 6 orë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri, personat e moshës së mesme me diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës ose një histori goditjeje janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit ose vdekjes së parakohshme kur flenë më pak se gjashtë orë në ditë.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën shkencore “Journal of the American Heart Association”, e cila është periodiku shkencor me akses të hapur i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Julio Fernandez-Mendoza, i cili kreu studimin dhe është profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, shpjegon se një person që është në rrezik të shtuar të vdekjes së parakohshme për shkak të kushteve të ndryshme mjekësore mund të mbrohet deri në një farë mase nëse arrin të rregullojë gjumin e tij.

Megjithatë, ai shton se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar efektet e dobishme të gjumit.

1600 të rritur të moshës 20 deri në 74 vjeç morën pjesë në këtë kuadër kërkimor.

Ata u ndanë në dy grupe, ku gjysma kishin pësuar sulm në zemër ose goditje në tru dhe pjesa tjetër vuanin nga diabeti i tipit 2 ose presioni i lartë i gjakut i fazës 2. Të dy grupet u ekzaminuan në laboratorin e gjumit (1991 – 1998), u vëzhguan gjatë një nate gjumi dhe më pas u regjistruan shkaqet e vdekjes së tyre deri në vitin 2016

U zbulua se nga gjithsej 512 persona që vdiqën, një e treta vdiq nga një atak në zemër ose goditje në tru dhe një e katërta nga kanceri.

Ata që vuanin nga hipertensioni ose diabeti kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin para kohe nga një atak në zemër ose goditje në tru nëse flinin më pak se gjashtë orë. Megjithatë, ky rrezik u pezullua kur gjumi i kalonte gjashtë orë.

Lexo edhe :  Doni që parfumi të zgjasë me orë të tëra? Ja 5 këshillat që duhet të ndiqni

Nga ana tjetër, ata që tashmë vuanin nga sëmundjet e zemrës ose kishin pësuar një goditje kishin tre herë më shumë gjasa të vdisnin nga ngjarje të tilla mjekësore nëse flinin më pak se gjashtë orë.

“Kohëzgjatja e shkurtër e gjumit është një nga parashikuesit më të rëndësishëm të rezultateve afatgjata për njerëzit me këto kushte mjekësore,” shpjegon Mendoza, duke shtuar se ai do të dëshironte të shihte ndryshime të politikave në lidhje me orët e rekomanduara të gjumit.

Ai argumenton: “Identifikimi më i mirë i individëve me probleme specifike të gjumit mund të çojë potencialisht në përmirësimin e parandalimit, ndërhyrjet më gjithëpërfshirëse të trajtimit, rezultate më të mira afatgjata dhe më pak përdorim të kujdesit shëndetësor”.

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Zemrës, 45% e popullsisë amerikane përballet me diabet të tipit 2 ose hipertension dhe 14% vuan nga sëmundjet e zemrës ose ka pësuar goditje në tru./     S,M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV